Transparenca

Nëpërmjet Donacionit Online në këtë platformë dixhitale cdokush që dëshiron të bëhet pjesë e nismave të Komunitetit Mysliman, mund të kontribuojë në realizimin e projekteve të ndryshme. Nën kujdesin e vet Kryetarit të KMSH, Drejtoria e Vakf-Investimeve dhe Financës do të ndjek një kalendar takimesh nëpër myftini ku do të raportohet periodikisht dhe me transparencë të plotë mbi shumat e mbledhura dhe përdorimin e tyre. Zbatimi i emanetit të kontribuesve dhe korrektësia në këtë iniciativë janë një detyrim sa fetar e moral aq edhe ligjor. Komuniteti Mysliman është garantori i këtij fondi dhe do të bëj transparencë të plotë për cdo kontribut të dhuruar.


KËTO TË ARDHURA JANË TË DEDIKUARA DHE MUND TË PËRDOREN VETËM NË FUNKSION TË PROJEKTIT PËR TË CILIN JANË GRUMBULLUAR DHE PËR ASNJË QËLLIM TJETËR!