Platforma dixhitale projekte.kmsh.al është ndërtuar bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare të Crowdfunding Campaigns – Fushata për mbledhje fondesh, dhe ka për qëllim diversifikimin e burimeve të të ardhurave dhe përdorimin e tyre në investime të nevojshme dhe të dobishme për myftinitë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Me një design praktik dhe të thjeshtë për t‘u përdorur, kjo platformë ofron mundësinë për këdo që dëshiron të kontribuojë në realizimin e veprave apo nismave të ndërmarra nga ana e KMSH.
Projektet në këtë platformë janë të ndara në disa kategori si:
Cdo projekt është i paraqitur me të gjitha informacionet e nevojshme përsa i përket paraqitjes vizuale, arkitekturën, detajet e nevojshme teknike por gjithashtu paraqitet edhe preventivi i punimeve, me zërat e parashikuar nga ana inxhinierike. Kushdo që dëshiron të përfitojë nga Sadakaja e Vazhdueshme (Sadaka Xharije) mund të zgjedhë të dhurojë një shumë monetare për realizimin e projektit në tërësi ose mund të zgjedh vet një prej zërave ku dëshiron që kontributi i tij të llogaritet. Shuma totale e mbledhur paraqitet në kohë reale dhe tregohet gjithashtu numri i personave që kanë kontribuar deri në një moment të caktuar. Fushata për cdo projekt do të jetë e hapur për një afat të caktuar. Fondet e mbledhura do të përdoren VETËM për realizim e projektit konkret dhe kjo do të bëhet transparente në mënyrë periodike si dhe do të jetë në monitorimin e vazhdueshëm të Kryesisë së Komunitetit Mysliman.