# 13 dhurues
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
+355 4 433 0365
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Rruga "George W. Bush", nr. 50, Tiranë
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si institucioni përfaqësues i besimtarëve myslimanë në vend, ka ndër prioritetet e tij kryesore mbështetjen dhe edukimin e brezit të ri në frymën e vlerave islame dhe kombëtare.
Medresetë, si institucione të rëndësishme arsimore me profil fetar e laik, janë shtylla themelore për formimin e të rinjve me dije të shëndosha, etikë të lartë dhe përgatitje të denjë për shoqërinë.
Një pjesë e nxënësve që ndjekin mësimet në medresetë tona vijnë nga familje me mundësi të kufizuara ekonomike. Për këtë arsye, KMSH synon të ndërtojë një program bursash që mbulon kostot bazë të studimit, akomodimit, ushqimit dhe nevojave të përditshme të këtyre nxënësve, duke ftuar individë, biznese dhe komunitete bamirëse që të dhurojnë një shumë prej 1.000 euro në vit për një nxënës.
RËNDËSIA
Investimi në arsim është investimi më i sigurt për të ardhmen e një kombi dhe të një komuniteti fetar. Mbështetja për nxënësit e medreseve është mbështetje për ndërtimin e një shoqërie me individë të edukuar, të përgjegjshëm dhe të lidhur me vlerat e tyre fetare e kombëtare.
Kjo iniciativë synon të:
QËLLIMI
Ky projekt ka për qëllim:
· Të mbledhë fonde për bursat studimore në vlerën 1.000 euro në vit për çdo nxënës;
· Të mbulojë shpenzimet e studimit, akomodimit në konvikt, ushqimit dhe transportit për nxënësit në nevojë;
· Të krijojë një sistem të ndershëm për përzgjedhjen e përfituesve, bazuar në kritere sociale dhe meritë akademike;
· Të forcojë partneritetet me individë, kompani dhe institucione që duan të kontribuojnë në edukimin fetar dhe moral të brezit të ri;
· Të informojë dhe sensibilizojë opinionin publik mbi rëndësinë e mbështetjes së arsimit islam në vend.
SI MUND TË DHUROSH
Çdo person ose institucion i interesuar mund të mbështesë këtë projekt duke dhuruar shumën 1000 euro në vit, e cila mbulon:
· Tarifat e studimit në medrese;
· Akomodimin në konvikt gjatë gjithë vitit shkollor;
· Shpenzimet ditore të ushqimit dhe higjienës;
· Transportin për periudha pushimesh ose aktivitete jashtëshkollore.
Dhurimi mund të bëhet përmes:
· Transfertës bankare në llogarinë zyrtare të KMSH;
· Pagesave në zyrat e myftinive lokale;
· Platformave online të donacioneve (nëse disponohen).