# 27 dhurues
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
+355 4 433 0365
Parma, Itali
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur t'i gjendet pranë besimtarëve mysliman në diasporë, konkretisht në qytetin e Parmas në Itali.
Në bashkëpunim me besimtarë vendas të interesuar për të patur një xhami në zonën e tyre ku banojnë, si dhe me autoritetet lokale të cilët kanë bërë të mundur pajisjen me lejet e nevojshme, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek të gjitha hapat e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
Projekt ideja është ndërtuar duke ndërthurur elementët karakteristik të një objekt kulti islam, me urbanistikën vendase, me qëllim ndërtimin e një kompleksi fetar sa më dinjitoz për besimtarët.
Duke nisur nga viti 2023, deri më tani është bërë e mundur:
- plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm ligjor;
- përgatitja e projekt-idesë;
- përgatitja e preventivit të punimeve;
- shlyerja e një pjese të pagesës për blerjen e truallit.
Me anë të kësaj fushate, Komuniteti Mysliman i jep mundësinë të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj Sadaka Xharije - të kontribuojnë në shuma monetare për blerjen e traullit ku do ndërtohet kompleksi fetar.
Në brendësi të këtij kompleksi, ashtu sic është ilustruar në projekt-idenë, do të gjenden:
- Xhamia me hapësirë për rreth 1600 persona
- Hapësirë për bar-restorant që do të shërbejë si vakëf
- Ambjente konference apo zyra për mbledhje
- Shtëpi për imamin apo mysafirë
- Parkim nëntokësor me sipërfaqe 2380 m
MBLEDHJA E FONDEVE, PËRDORIMI I TYRE PËR KËTË QËLLIM DHE ZBATIMI ME KORREKTESË I PROJEKTIT ËSHTË NËN GANRACINË E KRYESISË SË KMSH DHE DO TË JETË TRANSPARENTE PËR CDO TË INTERESUAR