Pranë Fëmijëve

Sociale

# 4 dhurues

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

+355 4 433 0365

KMSH, Rruga "George W. Bush", nr. 50, Tiranë

€1,353.00 €7,000.00
Përditësuar 1 muaj më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Projekti “Pranë Fëmijëve” është një nisëm që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndërmerr me qëllim mbështetjen e fëmijëve jetimë në Republikën e Shqipërisë, si një shenjë solidariteti me vështirësinë e tyre. KMSH synon të organizojë dhe koordinojë burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale me qëllim sigurimin e një fondi vjetor që do t’i shpërndahet çdo muaj fëmijëve në myftini të ndryshme.

Ky projekt synohet të realizohet në bashkëpunim me myftinitë e vendit të cilat do të kenë një lloj pavarësie në ndjekjen e tij, por do të koordinohen në punën e tyre me KMSH.

Nisma do të shtrihet në çdo myftini dhe do të funksionojë për aq kohë sa sigurohen fondet e nevojshme.

 

 

RËNDËSIA

Kujdesi ndaj jetimit është një porosi Kuranore dhe Profetike që i tërheq vëmendjen besimtarëve për tu sjell mirë me këta fëmijë dhe për tu solidarizuar me ta, sipas mundësive të gjithësecilit.

Gjithashtu, ky aspekt human përbën një nga funksionet thelbësore të vet insticionit të KMSH, prandaj zhvillimi i këtij sektori dhe sensibilizimi i besimtarëve për të kontribuar dhe për tu bërë pjesë e kësaj punë të mirë, është një prioritet që KMSH do ta ndjeki me përkushtim.

 

 

QËLLIMI

Me anë të këtij projekti synohet:

-         Promovimi i nismës te besimtarët dhe donatorët e mundshëm vendas dhe të huaj;

-         Sigurimi i një pensioni mujor prej 7.000 All për çdo fëmijë të përzgjedhur;

-         Organizimi i aktiviteteve fetare, sociale e sportive me këtë grupmoshë, në myftini.