Blerje trualli për xhami, Kamëz

Blerje vakëfi

# 3 dhurues

Myftinia Kamëz

+355 67 635 8015

Rruga "Azem Galica", Kodër-Babrru, Myftinia Kamëz

€26.00 €145,000.00
Përditësuar 8 orë më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Myftinia e Kamzës ka nisur një nismë të bekuar për blerjen e truallit ku do të ndërtohet xhamia e re e qytetit. Ky projekt është një mundësi e artë për të gjithë besimtarët dhe njerëzit e mirë që të lënë një gjurmë të përhershme në shërbim të fesë dhe të komunitetit.

Ndërtimi i një xhamie nuk është thjesht ngritja e një godine, por krijimi i një qendre shpirtërore e kulturore, ku gjeneratat e ardhshme do të mësojnë, do të luten dhe do të gjejnë paqe.

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush ndërton një xhami për Allahun, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”

(Hadith Sahih, transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)

Ky është një investim i përjetshëm për Ahiretin tonë – një Sadaka e Vazhdueshme që do të sjellë sevape pa rreshtur, edhe pasi ne të mos jemi më në këtë botë.

Të dhënat e pronës:

Truall me sipërfaqe 693 m2;

Vërtetim Hipotekor: 2984 datë 10.08.1998