FRMSH Football Tournament

Sociale

# 4 dhurues

Forumi Rinor Mysliman Shqiptar

0685555252

Tiranë

€50.00 €3,600.00
Përditësuar 1 muaj më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Kampionati i Futbollit për Studentë – FRMSH

Forumi Rinor Mysliman Shqiptar organizon Kampionatin e Futbollit për Studentë, një aktivitet sportiv që synon promovimin e bashkëpunimit, frymës së garës së ndershme dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitete pozitive.


Ky kampionat do të zhvillohet në datat 9–10 Maj dhe do të mbledhë ekipe studentore nga universitete të ndryshme. Përmes këtij aktiviteti synohet krijimi i një hapësire të shëndetshme ku studentët të ndërtojnë lidhje, të bashkëpunojnë dhe të forcojnë vlerat e respektit dhe sportivitetit.


Fondi i mbledhur do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve organizative të kampionatit, çmimeve për fituesit dhe logjistikës së aktivitetit.


Buxheti i Projektit

🥇 Çmimi i Ekipit Fitues – Vendi 1 — 1,000 €

🥈 Çmimi i Ekipit – Vendi 2 — 300 €

⚽ Pagesa e Fushës (Kalceto) — 920 €

👕 Fanella e Finales — 500 €

🍽️ Ushqim / Pije / Koktej — 680 €

⭐ MVP – Lojtari më i Mirë — 100 €

🧤 MVP – Portieri më i Mirë — 100 €


Totali i projektit: 3,600 €


Ky projekt synon të jetësojë një platformë aktive dhe motivuese për studentët, duke promovuar sportin, bashkëpunimin dhe frymën e komunitetit mes të rinjve. Mbështetja juaj kontribuon drejtpërdrejt në realizimin e këtij aktiviteti dhe në fuqizimin e të rinjve përmes sportit.