# 53 dhurues
Myftinia Tiranë
0684063500
Rruga "George W. Bush", nr. 50, Tiranë
Sot Myftinia Tiranë ka 58 kurse edukative fetare, në të cilat mësojnë dhe edukohen më shumë se 1100 nxënës me mbështetjen tuaj (Allahu ua shpërbleftë).
Përballë sfidës së madhe që paraqet edukimi, në një kohë kur trendet e çuditshme janë shumë pranë fëmijëve tanë, çfarë ka më të bukur sesa t’i angazhojmë ata me gjëra të dobishme, si ky projekt?
Çfarë ka më të bukur sesa t’i gjallërojmë xhamitë me edukimin e brezave dhe t’i mbajmë larg veseve dhe problematikave shoqërore?
Vëllezër dhe motra, na mbështesni në këtë mision sa të mrekullueshëm, aq edhe të nevojshëm.
Profeti a.s. thotë: “Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
Bëhuni prej më të mirëve, siç na këshillon Profeti ynë i dashur (a.s.), duke mundësuar mësimin e Kuranit dhe edukimin e tij të bukur!