# 5 dhurues
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
+355 4 433 0365
Rruga "George W. Bush", nr. 50, Tiranë
Ramazani është një festë e madhe për të gjithë myslimanët në mbarë botën. Ai është muaj i shenjtë, muaji në të cilin filloi zbritja e Kur’anit Famëlartë, muaji i pastërtisë shpirtërore, tolerancës, durimit, solidaritetit, bujarisë, faljes dhe mëshirës hyjnore.
Me këtë rast, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të atmosfera e Ramazanit të gjendet në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Projekti “Dhuro një Iftar” tashmë është kthyer në traditë, pasi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e aplikon prej disa vitesh dhe është bërë urë lidhëse midis dorës dhënëse dhe asaj marrëse.
Me këtë nismë ne synojmë të organizojmë tryeza iftari me të gjitha shtresat e shoqërisë.
Vitet e kaluara në 30 ditët e Ramazanit ka pasur iftare me intelektualë, akademikë, studentë, kuadro fetar, njerëz në nevojë, frekuentues të xhamive etj.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju fton të bëheni pjesë e nismave të ndërmara nga ana jonë!