Dhuro Zekatin, Sadakanë e Fitrit, Fidjen e Ramazanit

Zekati

# 37 dhurues

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

+355 4 433 0365

Rruga "George W. Bush", nr. 50, Tiranë

€2,255.00 €15,000.00
Përditësuar 1 javë më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

ZEKATI

Zekati, sipas aspektit gjuhësor, do të thotë shtim, rritje dhe pastrim. Në kuptimin terminologjik të Sheriatit, ai është obligimi (farz) i dhënies së një pjese të caktuar të pasurisë, personave që e meritojnë atë. 

Allahu në Kur'anin famëlartë thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua shtosh veprat e mira!” (Et-Tevbe: 103). 

Gjithashtu Allahu thotë: “Dhe jepni zekatin” (el-Bekare: 43). 

Profeti a.s. ka përcaktuar sasinë e saktë për pasuritë e ndryshme. Për argjendin, Profeti a.s. ka thënë: “Në argjend jepet 2.5% zekat” (Ebu Davudi). Për floririn, transmetohet nga Aliut r.a. hadithi: “Nuk e ke obligim në flori, derisa të jenë njëzet dinarë... atëherë për të duhet dhënë gjysmë dinari”. (Ebu Davudi)

​Zekati është i detyrueshëm për çdo mysliman që është i lirë, i rritur (në moshën e pubertetit) dhe me shëndet mendor të plotë. ​Personi duhet të zotërojë një sasi të caktuar pasurie (nisabin), e cila tepron pas plotësimit të nevojave esenciale (si shtëpia, rrobat, mjetet e punës) dhe pasi të jetë shlyer çdo borxh. ​Pasuria duhet të jetë në pronësi të plotë për një vit të tërë hixhri (në fillim dhe në fund të vitit).

​Dhënia e zekatit nuk pranohet pa nijet, i cili duhet të bëhet në momentin e ndarjes së pasurisë ose dhënies së saj. Ai shërben si një akt adhurimi që pastron shpirtin nga koprracia dhe pasurinë nga mëkatet.

  

SADAKATU’L FITRI

Sadakatu’l Fitri është një detyrim (vaxhib) që lidhet me përfundimin e muajit të Ramazanit. Ai u është bërë obligim myslimanëve si një mjet për të pastruar agjëruesin nga fjalët apo veprimet e kota gjatë muajit të shenjtë dhe si ndihmë për të varfrit.

Sipas hadithit të transmetuar nga Ibni Abasi: “Sadakatu’l fitri është pastrim për agjëruesin nga gjërat e turpshme (fjalët e kota)”. (Ebu Davudi)

​Duhet ta japë çdo mysliman i lirë që zotëron nisabin (përveç nevojave bazë) duhet ta japë atë për veten e tij, fëmijët e vegjël dhe shërbëtorët.

Profeti a.s. ka thënë: “Jepni për çdo të lirë apo rob, të vogël apo të rritur, nga një gjysmë sa’ me grurë, ose një sa’ me hurmë ose një sa’ me elb.” (Buhariu)

​Ky adhurim obligohet me lindjen e agimit në ditën e Bajramit, por preferohet të jepet para se të shkohet në faljen e namazit të Bajramit. Lejohet të jepet edhe më herët gjatë Ramazanit. ​Sasia llogaritet si gjysmë sa’ me grurë (ose miell), ose një sa’ e plotë me hurma, elb ose rrush të thatë. Në praktikën e sotme, ajo mund të jepet edhe në kundërvlerë monetare për të lehtësuar nevojat e të varfërve.

  

FIDJA E RAMAZANIT

Pagesa e mosagjërimit për të sëmurit dhe të moshuarit, që nuk pritet të shërohen. Me fidje kuptojmë kompensimin e agjërimit për ata që nuk kanë mundur të agjërojnë Ramazanin, për shkaqe të sëmundjes ose pleqërisë, dhe që nuk pritet që të shërohen për t'i bërë kaza ato ditë të mbetura.

Allahu në Kuran thotë: "Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi." (El Bekare, 184).

I moshuari dhe i sëmuri që nuk kanë mundur të agjërojnë, dhe që nuk pritet që të përmirësohen për t'i bërë kaza ato ditë që nuk kanë agjëruar, obligohen të paguajnë duke ushqyer për çdo ditë të Ramazanit një të varfër, dy ushqime të mjaftueshme në ditë, atë të syfyrit dhe të iftarit, nga ushqimi mesatar që ata e ushqejnë veten dhe familjen e tyre. E nëse nuk kanë mundësi as për pagesë, atëherë ata lirohen në tërësi para Allahut për Mosagjërimin e Ramazanit, apo disa ditë të tij. Pra, llogaria e fidjes është 60 ushqime për 30 ditë të Ramazanit. Për një person nga dy herë në ditë, ose edhe më shumë se një person duke e bërë llogarinë në 60 ushqime. Nëse kjo është pak e vështirë, atëherë sipas medhhebit hanefi, ku sot gati e gjithë bota islame vepron kështu, mund të bëhet pagesë në monedha (para), sepse kjo është më e dobishme për të varfrin, por edhe më e lehtë për personin që nuk ka mundur të agjërojë.

Në vendin tonë Fidja për vitin 2026 është 400 All. Pra për 30 ditë Ramazan, Fidja është 12.000 All.


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është organi zyrtar i përfaqësimit të myslimanëve në Shqipëri, dhe si i tillë, mbledh dhe shpërndan me përgjegjësi të plotë amanetin e besimtarëve dhe çdo qytetari.