Biblioteka e xhamisë me botime nga KMSH

Kulturore

# 4 dhurues

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

+355 4 433 0365

Rruga "George W. Bush", Tiranë

€26.00 €30,000.00
Përditësuar 1 muaj më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

1. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Ky projekt synon krijimin e një biblioteke brenda xhamisë, e cila do të përqendrohet në përdorimin e literaturës islame të botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Qëllimi është ofrimi i një baze të shëndoshë fetare dhe edukative për xhamitë kryesore të Shqipërisë. Ky projekt do të përfshije njëkohësisht xhamitë e diasporës dhe do tu propozohet bashkësive përkatëse atje.

 

2. OBJEKTIVAT

Të promovojë dijen islame të bazuar në botime të miratuara nga KMSH.

Të forcojë lidhjen e besimtarëve me literaturën zyrtare fetare.

Të shërbejë si qendër studimi dhe orientimi, kryesisht për të rinjtë e xhematit.


3. LISTA E LIBRAVE

Librat që po paraqesim më poshtë janë disa nga botimet e KMSH të përzgjedhura nga Këshilli Botues sipas fushave: Akide, Tefsir, Hadith, Fikh, Histori, Biografi, Sociale:

  

Titulli i Librit (Autori)

1.  100 personalitete shqiptare të kulturës islame (KMSH)

2.  Argumente bazë të Fikhut Hanefi (Abdurrahman Mangera)

3.  Tefsiri i sureve të shkurtra të Kur’anit (Këshilli Botues)

4.  Jeta e Sahabëve, I dhe II (M. Jusuf Kandehleui)

5.  Për ty rini (Halit Ertugrul)

6.  Njeriu që kërkon vetveten (Halit Ertugrul)

7.  Hadithet e shenjta në librat kryesorë të hadithit (Autoriteti i kontrollit)

8.  Ilmihali i Zgjeruar (3 Bashkësitë Islame)

9.  Drejt leximit të Kuranit Fisnik (Elton Karaj)

10. Ilmihal për fillestarë (Dorian Demetja)

11. El-Ihtijar li Talilil Muhtar (Abdullah b. Mahmud el Mevsilij el Hanefij)



Shënim: Mund të kontaktohet KMSH (Drejtoria e Kulturës) për furnizim direkt me libra. Pra, në rastet kur donatori dëshiron ta bëjë vet financimin në shtypshkronjë.