NDËRTIMI I XHAMISË NË DOMJE

Ndertim

# 28 dhurues

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

+355 69 744 4440

Domje, Bashkia Vorë, Rrethi Tiranë

€66,632.00 €270,000.00
Përditësuar 2 muaj më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Objekt Kulti - Xhami me 2 kate synohet të ndërtohet në Domje, Bashkia Vorë. Godina aktuale do të shembet dhe do të ndërtohet një objekt i ri nga fillimi që do të jetë e organizuar në formën e nje Objekt Kulti me 2 Kate.


Pozicionimi i truallit buzë rrugës dhe fushëpamja që ofrohet e bën këtë xhami të marri një vlerë akoma edhe më të madhe. 


Përtej funksionit spiritual fetar që objekti ka, është edhe një vepër arkitektonike që posedon potencialin për t'i shtuar vlerat zonës dhe komunitetit përreth. Zona përreth ka një popullim të ndërtesave të banimit. Në këtë aspekt ne dëshirojmë që t’i ofrojmë një infrastrukturë sa më moderne dhe komode banorëve.


Hapësirat dhe koncepti janë parashikuar për t’i shërbyer më së miri funksionit kryesor të kërkuar. Pozicionimi i objektit është bërë duke ruajtur distancat sipas rregullores, pasojë kjo e terrenit të mjaftueshëm dhe në parashikim të ligjit përkatës për të ruajtur ambjentin rrethues.


MBLEDHJA E FONDEVE, PËRDORIMI I TYRE PËR KËTË QËLLIM DHE ZBATIMI ME KORREKTESË I PROJEKTIT ËSHTË NËN GANRACINË E KRYESISË SË KMSH DHE DO TË JETË TRANSPARENTE PËR CDO TË INTERESUAR!