# 1179 dhurues
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
+355 4 433 0365
Rruga "Arkitekt Sinani", Kashar, Tiranë
Objekt Kulti - Xhami me 2 kate dhe 1 kat nëntokësorë ka filluar tashmë të ndërtohet në njësinë Kashar, Myftinia Tiranë. Projekti është miratuar me vendimin J-19562/5 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe aktualisht punimet janë në fazën e ndërtimit të karabinasë, kati 1 mbi tokë.
Xhamia pozicionohet në një zonë të populluar dhe kërkesa nga besimtarët për një vend të ri falje është e lartë.
Pozicionimi i truallit buzë rrugës e bën këtë xhami të marri një vlerë akoma edhe më të madhe.
Vlera e përllogaritur e preventivit të kësaj xhamie është rreth 520.000 Euro, dhe deri më Shtator 2025 janë siguruar rreth 65.000 Euro nga donatorë vendas.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falenderon cdo person që ka kontribuar deri më tani në realizimin e kësaj vepre, dhe i fton të gjithë që të marrin pjesë në këtë Sadaka Xharije, me shpërblim në këtë jetë dhe në Ahiret!
MBLEDHJA E FONDEVE, PËRDORIMI I TYRE PËR KËTË QËLLIM DHE ZBATIMI ME KORREKTESË I PROJEKTIT ËSHTË NËN GANRACINË E KRYESISË SË KMSH DHE DO TË JETË TRANSPARENTE PËR CDO TË INTERESUAR!