Kurse Fetare - Myftinia Tiranë

Sociale

Myftinia Tiranë

+355 4 433 0365

Rr. "George W. Bush", Nr. 50, Tiranë, Albania

€0.00 €20,000.00
Përditësuar 1 muaj më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

PËRSHKRIM

Myftinia e Tiranës synon t’i kushtojë më shumë vëmendje brezave të rinjë dhe më konkretisht fëmijëve që frekuentojnë xhamitë e myftinisë dhe ndjekin kurset fetare apo shkollat verore të organizuara në to.


RËNDËSIA

Edukimi i brezave të rinjë me parimet dhe normat Islame, në mënyrën e duhur dhe në një formë të përshtatshme është jetike për shoqërinë myslimane por edhe një nga funksionet kryesore të KMSH si institucioni përfaqësues i tyre.

Mësimi i fesë bazuar në medh’hebin Hanefi dhe të gërshetuar me traditën e mirë shqiptare, ka edhe rëndësi në mbrojtjen ndaj devijimeve apo rrymave të papërshtatshme. Ndërkohë që mungesa e një formimi të mirë Islam e le brezin e ri të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta të kohës.

 

QËLLIMI

Me anë të këtij projekti synohet:

-         Mbështetje dhe vlerësim i imamëve që organizojnë kurse fetare me fëmijë;

-         Mbulim i shpenzimeve për aktivitetet aktuale dhe ato të reja;

-         Stimulim i fëmijëve që frekuentojnë xhamitë;

-         Standartizim i literaturave që përdoren për predikim;

-         Organizimi i aktiviteteve social-kulturore dhe sportive krahas atyre fetare;

-         Kontrolli nga ana e myftinive duke dhënë autorizim për kurset dhe imamët.


REZULTATET E SYNUARA

Me anë të këtij projekti synohen të realizohen objektivat e mëposhtëm:

-         Rritja e pagesës për imamët aktiv, me të paktën 50% brenda vitit të parë;

-         Shtim i sasisë dhe cilësisë së aktiviteteve të organizuara nga myftinia;

-         Rritje e numrit të fëmijëve pjesëmarrës në kurset fetare;

-         Zëvendësim i literaturave të papërshtatshme;

-         Shtritja e projekti në çdo myftini.