Kurban 2025

Sociale

# 6 dhurues

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

+355 4 433 0365

Rruga George W. Bush, Tiranë

€2,440.00 €68,000.00
Përditësuar 2 javë më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Kurban Bajrami po afron, përgatitjet kanë filluar!


Ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, do të organizojë therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit të tyre familjeve më në nevojë në mbarë vendin tonë.

Kushdo që dëshiron të presë kurban, mjafton të bëjë pagesën nëpërmjet kësaj platforme ose mund të paraqitet fizikisht pranë Komunitetit Mysliman (Zyra e Finacës), dhe stafi ynë do të kujdeset për realizimin e këtij obligimi.


17.000 All - dele

30.000 All - dash

18.000 All x 7 - hise lope


Urtësia e therjes së Kurbanit.


Adhurimet bëhen sepse janë urdhër i Zotit, por pas çdo adhurimi qëndron një urtësi.

Kurbani është adhurim, sakrificë dhe bindje e njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) duke arritur majat.


Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.

Në Kuranin Famëlartë thuhet:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).


Allahu (xh.sh) na e mundësoftë të gjithëve kryerjen e këtij adhurimi!